![Boksi sjell dëmtime serioze në tru](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/10/boksiert-sp-600x440.jpg)
Shumë boksierë marrin lëndime të trurit. Kjo është mjaft e thjeshtë. Sipas një raporti të vitit 2013 nga Asociacioni i Neurokirurgëve, rreth 90 për qind e boksierëve pësojnë lëndime të trurit të ndonjë përmase gjatë karrierës së tyre.
Nuk është befasi që një nga boksierët më me emër, ish-kampioni i botës në dy kategori të ndryshme, Carl Framptoni i Irlandës së Veriut, ka reduktuar numrin e sparingut që bën, për të reduktuar rrezikun që të ketë probleme më vonë në jetë, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.
Mirëpo Chris Eubank Jr., një yll në rritje në kategorinë super të mesme të boksit profesionist dhe i biri i ish-kampionit të botës në dy kategori të ndryshme Chris Eubank, ka vënë në pyetje vendimin e Framptonit dhe thotë se ai kurrë nuk do të shqyrtonte mundësinë që të reduktonte regjimin e sparingut.
Boksierët gjatë fazave përgatitore bëjnë sparing me boksierë të tjerë, duke ia përshtatur stilit të kundërshtarit me të cilin do të përballen.