Boksierët kosovarë kthehet me katër medalje nga Bosnja

Boksierët kosovarë kthehet me katër medalje nga Bosnja

Boksierët kosovar kanë fituar katër medalje, prej tyre dy të arta dhe dy të argjendta, në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahoviq Talija”, të mbajtur gjatë fundjavës në Bosnjë e Hercegovinë.

Patriot Behrami (69 kg) dhe Shpëtim Bajoku (64 kg) fituan të artat, ndërsa Besfort Merlaku (60 kg) dhe Besart Pireva (81 kg) fituan të argjendtat.

Bajoku u shpall boksieri më teknik, ndërsa Behrami boksieri më luftarak. Drejtësinë e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.

Turneu është i njohur nga Federata Evropiane e Boksit (EUBC).