Boksieri britanik nënvlerëson Florian Markun

Boksieri britanik nënvlerëson Florian Markun

Florian Marku vazhdon të shkëlqejë në ring, ku regjistron vetëm fitore në sfidat e zhvilluara, njofton Insajderi.

Pasi mposhti Mwuemba që në raundin e parë, Marku ka kërkuar të ndeshet me boksierin tjetër britanik, Conor Ben. Ky i fundit konsiderohet si një prej boksierëve më te mirë, teksa në karrierën e tij si profesionist i ka fituar të 16 duelet e zhvilluara. Por Conor Benn i ka shuar shpresat e Markut për një duel, duke e nënvlerësuar hapur boksierin shqiptar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, britaniku shprehet se Florian Marku nuk ka bërë asgjë që të meritojë duele ndaj boksierëve më të mirë dhe i quan qesharake deklaratat e shqiptarit, që thotë se kundërshtarët e kanë frikë.

“Më besoni, ai vetëm dëshiron që të ndeshet me boksierët më të mirë të Britanisë. Por çfarë ka bërë ai për ta merituar duele të tilla? Kjo është qesharake, pasi ai do të mundej prej çdo boksieri që qëndron mes 20 më të mirëve në Britani”, ka shkruar në Twitter, boksieri britanik, Benn. /Insajderi.com