![Boksieri bullgar beson që mund të mposhtë Joshuan dhe Klitschkon [video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/05/pulev-730x440.jpg)
Sfiduesi për titullin IBF të cilin e mban Anthony Joshua, bullgari Kubrat Pulev konsideron se mund të mposhtë Anthony Joshuan dhe Wladimir Klitschkon.
Siç ka thënë menaxheri i Pulev, Nisse Sauerland, boksieri bullgar është shprehur i gatshëm të luftojë ndaj Joshuas.
“Kubrat e ka pëlqyer atë që ka parë në meçin ku Joshua e rrahu Wladimirin pasi ai ka parë shumë të meta në mënyrën se si luftonin dy boksierët, të cilën mund ta shfrytëzoj”, ka deklaruar menaxheri i Pulev, Sauerland.
Pulev është mposhtur në vitin 2015 nga Wladimir Klitschko, por siç thotë menaxheri i 35 vjeçarit nga Bullgaria, ai beson se do ta mposhte Klischkon në një luftë tjetër.
“Natyrisht që Kubrat është rrëzuar nga Klitshcko por pranon se taktikat e tij ishin me vetëbesim të tepruar dhe ai duhet të kishte luftuar në një mënyrë tjetër. Ai nxitoi duke menduar se mund ta rrëzonte Klitshckon por në vend të kësaj u zu në kundërsulm nga Klitschko dhe u rrëzua”, u shpreh Sauerland.
Pulev është sfiduesi i detyrueshëm i Anthony Joshuas për titullin IBF pasi ndodhet i dyti në renditjen e kësaj kategorie. /Insajderi.com