Boksieri më i mirë amerikan i kërkon luftë Anthony Joshuas

Boksieri më i mirë amerikan i kërkon luftë Anthony Joshuas

Deontay Wilder, kampioni botës në verzionin WBC për kategorinë e rëndë në boks, i ka kërkuar luftë britanikut Anthony Joshua.

Wilder, i cili është numri një i peshave të rënda në boksin amerikan, ka thënë se është i gatshëm të ndeshet me Joshuan, por siç ka deklaruar amerikani, meçi mes tyre do duhej të zhvillohej në Amerikë, raporton Sky Sport.

“Do të ishte një luftë e madhe, por ai [Joshua v.j] nuk është edhe aq popullor këtu në Amerikë”, ka thënë Wilder.

“Nëse ai dëshiron të jetë global, duhet të vijë në Amerikë për të luftuar me mua, por për të qenë i sinqertë, nuk më intereson se ku do të ndodh meçi”, ka thënë ai./Insajderi.com