Boksieri britanik Mike Towell është në gjendje kritike për jetën, pas një dueli të zhvilluar dje në Glasgou, ku ai ra pa ndjenja në ring.
25-vjeçari (11 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim në karrierën e tij), ra pa ndjenja në tapet në raundin e pestë gjatë një përballje me patriotin e tij Dale Evans. Organizatori i duelit u shpreh: “Është një moment i vështirë për ne dhe lutemi që boksieri të shpëtojë dhe të jeët sërish mes nesh”.
Sfida mes dy boksierëve ishte e vlefshme për eliminatoret e titullit britanik të peshës “welter”. Boksieri u shtrua me urgjencë në spitalin “Mbretëresha Elizabetë”, ku dhe po monitorohet nga mjekët, raporton Telesport.al.
“Ne vendosëm ta ndërpresim menjëherë duelin në raundin e pestë pasi pamë gjendjen e Mike, që ndodhet në gjendjen kritike për jetën”, tha menaxheri i boksierit, që e ka kaluar natën në spital bashkë me familjarët e tij.