Boksieri që po i kërkon “fer” Anthony Joshuas

Boksieri që po i kërkon “fer” Anthony Joshuas

Wilder, i cili i ka kërkuar një “mega meç” kundër Joshuas, nuk ka asnjë humbje në karrierë.

Deontay Wilder ka kërkuar një “mega meç” kundër Anthony Joshuas pasi që e ka shikuar fitoren dramatike të britanikut për titullin kampion bote kundër Wladimir Klitschko në Wembley.

Kampioni i WBC-së e ka studiuar rivalin e tij jashtë ringut, teksa Joshua i mbijetoi një nokauti në rundin e gjashtë për ta mposhtur Klitschkon me nokaut në rundin e 11-t, shkraun Express.

Gjatë karrierës, 31 vjeçari ka zhvilluar 38 ndeshje, që të gjitha fitore, 37 prej tyre me nokaut.