Boksieri trashaluq që po i kërkon luftë Joshuas dhe Wilderit

Boksieri trashaluq që po i kërkon luftë Joshuas dhe Wilderit

Ish-kampioni i peshave të rënda në boksin profesionist, Tyson Fury i ka kërkuar luftë dy boksierëve të famshëm të kësaj kategorie: britanikut Anthony Joshua dhe amerikanit Deontay Wilder.

Në një intervistë për Sky Sport, Fury ka thënë se dëshiron t’i mposhtë të dy boksierët që po kalojnë në një formë kulminante të karrierave të tyre.

Ish-kampioni i botës në boks thotë se dëshiron të futet në histori.

“Nëse unë mposhtë AJ-në dhe Wilderin kjo do të thotë që unë jam boksieri dominant i peshave të rënda në boks, në epokën time”, ka thënë Fury për Sky Sport.

Fury deklaroi se ishte ai që i dha mundësinë Joshuas dhe Wilderit që t’i fitojnë titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda.

“Unë shkova në Gjermani dhe mposhta të gjitha parashikimet [kundër Klitschkos] dhe u tërhoqa nga boksi duke i lënë të gjithë brezat në pozitë vakante. U dhashë këtyre djemve mundësinë për të fituar para dhe për të luftuar për breza”, deklaroi Fury.

Ai ka thënë se shumë njerëz dyshojnë tek fuqia dhe profesionalizmi i tij, mirëpo britaniku Fury është i bindur se do të rikthet në krye të boksit botëror, shkruan Insajderi.

“Ata më dyshuan në Gjermani, më dyshuan çdo herë, jam i sigurtë se do të më dyshojnë sërish”, ka thënë Fury.

Fury është vetëm 29 vjeçar, dhe është tërhequr nga boksi para tri viteve. /Insajderi.com