
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku është stolisur me medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit “Balkan”, të mbajtur në Sofje të Bullgarisë, njofton Insajderi.
Donjeta Sadiku, në finale u përballë me kampionen botërore, brazilianen Beatriz Ferreira, e cila ndodhet e para në renditjen botërore të AIBA-s, kategoria -60 kg.
Boksierja Sadiku edhe në finale shfaqi luftë të barabartë, duke treguar se është në formë të mirë para garave që vlejnë për pikë Olimpike.
Në finale drejtësinë e ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli. /Insajderi.com