Bolidi i Grosjean përfshihet nga flakët

Bolidi i Grosjean përfshihet nga flakët

E teksa 2020 nuk është larguar ende, tragjeditë po vazhdojnë që të përfshijnë botën e sportit në këtë vit të mbrapsht. E fundit ishte ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës, ndërsa një ngjarje që do të shënonte historinë e “Formula 1” mund të vinte në ditën e sotme, njofton Insajderi.

Por fatmirësisht mrekullia ka bërë që Grosjean të shpëtojë. Makina e pilotit të “Formula 1” ka shpërthyer dhe ka marrë flakë menjëherë pasi është përplasur me rrethueset e pistës, duke u ndarë në dy pjesë. Një kaos është krijuar pas skenës së parë e cila ngjan si të ishte xhirim filmi, ndërsa nga raportimet e para thuhet se Grosjean nuk ka asnjë problem të vetëm. /Insajderi.com