Bolivia ka shpallur alarm për acar të madh

Bolivia ka shpallur paralajmërim për banorët për të ftohët të madh në gjashtë sektorë të këtij vendi ku po bie borë dhe po fryn erë e ftohët, ka kumtuar Shërbimi Meteorologjik i këtij vendi.

Bolivia ka shpallur  alarm për acar të madh

Paralajmërimi për borë ka të bëjë me rajonin perëndimor, në rrafshnaltat afër La Pazit, Oruro në jugperëndim, Potosi në jug dhe në sektorin Korillere ku është lartësia mbidetare mbi 4.000 metra, ka thënë Danilo Pomiher, meteorolog, transmeton  portali i lajmeve Urgentebo.

Ky paralajmërim ka të bëjë gjithashtu me të gjitha rrafshnaltat Kochamaba në qendër, Chukiasaka në juglindje dhe në Tari në jug, ka shtuar ai.

Paralajmërimi është në fuqi deri të enjten apo të premten kur pritet që temperaturat do të rriten nga 6 shkallë nën zero, sa janë tani në La Paz.

Për shkak të borës së madhe përkohësisht janë mbyllur shumë rrugë kryesore të qytetit, siç është rruga La Paz – Oruro dhe Oruro – Kochabamba, ndërsa shkollat nuk punojnë në shumë rajone.

Për shkak të borë dhe rrugëve me akull ka pasur shumë aksidente trafiku./Insajderi.com.