Bolton gjatë konferencës rastësisht e zbuloi planin për Venezuelën?

Në fletoren të cilën këshilltari amerikan për siguri kombëtare John Bolton e ka pasur në dorë gjatë konferencës e cila ishte e dedikuar për Venezuelën, shkruante “5.000 ushtarë në Kolumbi”.

Bolton gjatë konferencës rastësisht e zbuloi planin për Venezuelën?

Ai këtë fletore e mbante ashtu që kjo fjali dukej, derisa të hënën kumtonte në Shtëpi të Bardhë se SHBA po i vendosin sanksione kompanisë venezuelase të naftës, e cila është në pronësi shtetërore.

Mirëpo, siç transmeton AP, Boltoni fjalinë “5.000 ushtarë” nuk e ka thënë. Gjatë konferencës nuk janë përmendur kurrfarë planesh në lidhje me trupat në Kolumbi, e cila kufizohet me Venezuelën.

Megjithatë, fotoreporteri i AP dhe përfaqësuesit e medieve të tjera të pranishëm e kanë fotografuar fjalinë e përmendur, e cila mund të shihej në mes të shënimeve të Boltonit.

Pentagoni nuk ka publikuar kurrfarë planesh mbi dërgimin e forcave të SHBA në Kolumbi./Insajderi.com.