Trump dhe kinezët

Bolton: Trump kërkoi ndihmën e Kinës për t’i fituar zgjedhjet

Libri që pritet të dalë në shitje, i ish-këshilltarit të Trump zbulon shumë se si e udhëheqë Shtëpinë e Bardhë presidenti amerikan. Administrata e Trump po bën të pamundurën që ta ndalojë botimin e tij.

Bolton: Trump kërkoi ndihmën e Kinës për t’i fituar zgjedhjet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar ndihmë nga presidenti i Kinës, Xi Jinping, për të fituar në zgjedhjet e ardhshme, ka thënë ish-këshilltari i tij për siguri kombëtare, John Bolton, në librin e tij të ri, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Bolton shkruan se Trump i kërkoi Kinës që të blejë produkte të agro-kulturës të prodhuara nga fermerët amerikanë, thuhet në librin që pritet të dal në bodim nga US media.

Ai gjithashtu në këtë libër thotë se “Trump mbetet ende jashtëzakonisht i pa informuar se si drejtohet Shtëpia e Bardhë”.

Në ndërkohë administrata e Trump-it po e bën të pamundurën që ta ndalojë daljen në treg të këtij libri.

Duke folur për FOX Neës Trump tha se Bolton “e theu ligjin. Ato që po i zbulon ai janë informatat konfidnciale dhe ai nuk e ka pasur aprovimin për t’i bërë publike”.

“Ai ishte një torollak”, ka thënë presidenti, duke shtuar se “unë ia dhashë një shans”.

John Bolton iu bashku ekipit të Trump-it në prill të 2018 dhe u larguar në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Bolton kishte thënë se u largua vet, ndërsa Trump deklaron se e ka pushuar nga puna sepse kishte “mospajtime” të forta me të.

Libri i tij është 577 faqesh dhe pritet të dal në botim me 23 qershor./Insajderi.com