
Ndeshja e Champions Leagues Liverpool – Atletico me shumë gjasa ka influencuar në përhapjen e koronavirusit në Britaninë e Madhe si dhe infektimin në masë të njerëzve në ishull. Është kjo një ndër hipotezat më të debatuara të këtyre ditëve në Mbretërinë e Bashkuar, një mundësi që së fundmi është diskutuar gjithashtu edhe nga vetë këshillëtarët e qeverisë britanike, për sektorin e shëndetësisë.
Bëhet fjalë për sfidën e kthimit në Champions Liverpool–Atletico Madrid, ndeshje e luajtur në ‘Anfield’ më datë 11 mars, ku bardhekuqtë përmbysën disavantazhin në kohën shtesë, për të siguruar kualifikimin për në fazën cerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-2, duke eliminuar në këtë mënyrë pikërisht kampionët në fuqi.