“Bomberi” i Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

“Bomberi” i Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Theophilus Solomon është zgjedhur “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës në futboll.

Sulmuesi i Ballkanit ishte fenomenal në derbin ndaj Dritës, duke shënuar dy gola, shkruan Insajderi.com.

Me këta dy gola, ai i siguroi “xhebrailave” tre pikë, pasi ndeshja përfundoi me rezultat të pastër 2-0.

Pas kësaj fitore, Ballkani e “rrëmbeu” kreun e tabelës në elitën e futbollit kosovar.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Solomon – duke e pranuar çmimin “Ylli i Javës”

Për 25 vjeçarin kjo ishte hera e parë që  e fitoi këtë çmim.

Sulmuesi nigerian ishte një nga transferet më të bujshme të Ballkanit dhe impakti i tij në fushën e gjelbër po bëhet më i madh ndeshje pas ndeshjes.

Deri më tani ai ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës./Insajderi.com