Bonucci infektohet me Coronavirus te Juventus

Bonucci infektohet me Coronavirus te Juventus

Pas infektimit të mbrojtësit turk, Meri Demiral, dhe izolimit të tij larg ekipit, skuadra e Juventusit ka marrë një tjetër lajm të keq, atë të infektimit me Covid-19 të mbrojtësit italian, Leonardo Bonucci, njofton Insajderi.

Bonucci ishte i grumbulluar me kombëtaren italiane për sfidat eliminatore të botërorit dhe teksa është kthyer këtë mëngjes në shtëpinë e Juventusit, i është nënshtruar një tamponi dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mbrojtësi është izoluar menjëherë dhe pritet të mungojë në derbin ndaj Torinos. Trajnerit Andrea Pirlo, tani i duhet të bëjë pa dy qendërmbrojtësit e ekipit në një fazë të delikate të kampionatit, pasi ndodhet në vendin e tretë në ligë, me pikë të konsiderueshme larg liderit milanez, Inter. /Insajderi.com