Bonucci: Unë te Milan, si Pirlo tek Juventus

Bonucci: Unë te Milan, si Pirlo tek Juventus

Transferimi i tij ka dëshpëruar shumë tifozë të Juventus-it, por ka gëzuar shumë ata të Milan-it. Leonardo Bonucci, blerja më e bujshme e merkatos italiane të futbollit, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, e cila do të publikohet nesër. Gjithsesi, në “gazzetta.it” ka dalë vetëm një fjali e thënë nga ish-mbrojtësi juventin, që pritet të shkaktojë shumë zhurmë në ditët në vazhdim.

“Transferimi im? Mund të krahasohet me atë të Pirlos-s tek Juventus”, ka thënë Leo, mungesa e të cilit tek Juventus është parë qartë në miqësoret e verës, por edhe në Superkupën e Italisë të humbur nga Juventus kundër Lazio-s në minutën e 94-t, me mbrojtjen e Allegri-t që është kapur në befasi.

Sezoni i ri do të tregojë nëse ky transferim do të zhvendosë ekuilibrat e futbollit italian, ashtu siç ndodhi pas transferimit të Pirlo-s te “Zonja”, njofton telesport.

Gjithsesi, shenjat e para janë shqetësuese për kampionët në fuqi të Serie A.