Bonuset e çuditshme të Balotellit dhe Tevezit

Bonuset e çuditshme të Balotellit dhe Tevezit

“Football Leaks” godet sërish dhe këtë radhë në shënjestrën e tij përfundon Mario Balotelli. Në librin e publikuar së fundmi nga gazetarët e “Der Spiegel” flitet për  një bonus të çuditshëm i përfituar nga sulmuesi i Nice.

Mësohet se Balotelli ka mundur të sigurojë 1.3 milionë euro për faktin se në këtë sezon ai nuk e ka arritur numrin 3 të kartonëve të kuq të marrë gjatë ndeshjeve.

Por Balotelli nuk është i vetmi që përmendet  nga “Football Leaks”. Në këtë libër janë publikuar edhe shpërblimet e përfituara edhe nga Carlos Tevez e Bastian Schëeinsteiger.

Kështu Tevez ka të garantuar në kontratën me Shanghain 38 milionë euro në sezon dhe nëse ai do të luajë 70% të ndeshjeve, do të përfitojë edhe 950 mijë euro të tjerë. Të njëjtën shifër ai do ta marrë nëse Shanghai fiton kampionatin, 1.9 milionë euro do t’i sigurojë në rast fitoreje të Championsit Aziatik, ndërsa 460 mijë euro i janë rezervuar nëse shpallet golashënuesi më i mirë në kampionatin kinez.

Për sa i përket Schëeinsteiger, “Footbal Leaks” zbuloi misterin që e rrethonte për mospërfshirjen në ekip nga Mourinho kur ishte pjesë e Manchester United. Në atë kohë mesfushori gjerman nuk bëri asnjë kritikë për zgjedhjet e portugezit dhe arsyeja është se nëse do ta bënte një gjë të tillë, atëherë do t’i shkurtohej paga.

Por pavarësisht kësaj, kampioni i botës nuk kishte motiv që të ankohej edhe për faktin se “Djajtë e Kuq” e kanë kompesuar për punën e bërë me 12.53 milionë paund.