Boris Johnson do të përballet me hetime zyrtare për koston e rinovimit të banesës së tij

Boris Johnson do të përballet me hetime zyrtare për koston e rinovimit të banesës së tij

Mbikëqyrësi politik i shpenzimeve britanike do të nisë një hetim zyrtar në financimin e rinovimeve në apartamentin e kryeministrit Boris Johnson në Downing Street, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Komisioni Zgjedhor i Mbretërisë së Bashkuar tha në një deklaratë të mërkurën se “ka dyshime të arsyeshme për të dyshuar se një vepër ose shkelje mund të ketë ndodhur. Prandaj, ne do të vazhdojmë këtë punë si një hetim zyrtar për të vërtetuar nëse është kështu”.

Johnson ka qenë nën presion për të shpjeguar se si ai pagoi për rinovimet në apartament, për të cilat mediat britanike kanë raportuar se kushtuan rreth 200,000 funte (280,000 dollarë). /Insajderi.com