
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson të premten pritet të marrë dozën e parë të vaksinës së Coronavirusit të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, si përpjekje për të bindur publikun se vaksina është e sigurt dhe efektive, shkruan CNBC, transmeton Insajderi.
Johnson, 56 vjeçar, u ka kërkuar njerëzve të tjerë që të vaksinohen kundër Covid-19, duke cituar të dhëna nga rregullatori i pavarur i ilaçeve i Mbretërisë së Bashkuar që tregon se përfitimet janë më të mëdha se rreziqet.
Shumë vende në botë pezulluan përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca si një masë paraprake pas raporteve të mpiksjes së gjakut në disa njerëz të vaksinuar. /Insajderi.com