fbpx

Boris Johnson i dërgon letër presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk

Boris Johnson i dërgon letër presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk

Kryeministri i Britanisë së madhe, Boris Johnson i ka dërguar një letër presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk duke i kërkuar një tjetër mundësi për të arritur një marrëveshje pasi pasojat e BREXIT, në të kundërt do të ishin shumë shqetësuese për vendin.

“Data e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE, 31 tetor, po afrohet shpejt. Shpresoj shumë që do të largohemi me një marrëveshje. Ju keni angazhimin tim personal që kjo Qeveri do të punojë me energji dhe vendosmëri për të arritur një marrëveshje. Kjo është përparësia jonë ”, – shkruan Johnson duke vijuar me një sërë argumentesh pse kufiri me Irlandën nuk duhet të jetë pengesë në arritjen e marrëveshjes.

Ndërkohë zëdhënësja e KE Natasha Berto i ka thënë gazetarëve se dalja e Britanisë së Madhe pa marrëveshje nuk është një skenar i dëshirueshëm për unionin.

“Kjo në mënyrë të qartë do të shkaktonte çrregullime serioze edhe për qytetarë edhe për bizneset, por edhe pasoja për ekonominë”, – ka theksuar Berto.

Sipas zëdhënëses dalja e Britanisë pa marrëveshje nga be do te godiste shume me tepër atë vete Britaninë sesa 27 vendet anëtare të unionit.

Kryeministri britanik gjithashtu i ka bërë thirrje Gjermanisë dhe Francës për kompromis në lidhje me Brexitin, duke pretenduar se këmbëngulja e Irlandës për të mos ndryshuar qëndrim është e kotë.

Negociatat zyrtare me BE janë pezulluar derisa britanikët të gjejnë një kompromis me irlandezët për kufirin.