Boris Johnson i emëroi ministrat e rinj

Kryeministri i ri britanik Boris Johnson i emëroi ministrat për të cilët shpreson se do t’i ndihmojnë ta realizojë Brexitin deri më 31 tetor.

Boris Johnson i emëroi ministrat e rinj

Të pandërruar kanë mbetur ministri për Brexit Stephen Barclay, ministri i shëndetësisë Matt Hancock, ministrja për punë Amber Rudd si dhe ministri për Uels Alun Cairns. Ministri për financa u emërua Sajid Javid, ministrja e brendshme Priti Patel, ministri i jashtëm Dominic Raab, ndërsa ministri i mbrojtjes Ben Wallace.

Për ministër të arsimit u emërua Gavin Williamson, ministrja e kulturës Nicky Morgan, ministrja e tregtisë Liz Truss, ministrja e ekonomisë Andera Leadsom, ndërsa për ministre të ambientit u emërua Theresa Villers.

Për ministër të drejtësisë u caktuar Robert Buckland, ministër i zhvillimit ndërkombëtar Alok Sharma, ministër i komunikacionit Grant Shapps, ministër për Irlandën Veriore Julian Smith ndërsa ministër për Skoci Alister Jack.

Në mbledhje të kabinetit morri pjesë edhe vëllai i kryeministrit Jo Johnson, mirëpo nuk është plotësisht e qartë në çfarë cilësie./Insajderi.com.