Borrell: Bashkimi Europian ka nevojë për migrantët

Borrell: Bashkimi Europian ka nevojë për migrantët

Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se Bashkimi Evropian ka nevojë për migrantët si për arsye humanitare ashtu edhe për t’iu përgjigjur krizave demografike të kontinentit, transmeton Insajderi.

Kështu është shprehur ai në një video të transmetuar në forumin “Dialogu italo-spanjoll” të zhvilluar në Barcelonë.

“Kjo edhe për të ruajtur nivelin e mirëqenies, për të cilin përvoja e përbashkët e Italisë dhe e Spanja duhet të shërbejë si bazë për të zhvilluar një politikë europiane të imigracionit, që për shumë vite ne nuk kemi mundur ta ndërtojmë”, theksoi Borrell.

Italia dhe Spanja mbajnë një barrë të madhe të pritjes së migrantëve për shkak të pozicionit gjeografik të tyre. /Insajderi.com