Borussia Dortmund ia kanë ndaluar lojtarit të tyre, Jadon Sancho, që të udhëtojë për pushimet e vitit të ri në shtëpi, njofton Insajderi.
Siç shkruan Kicker, klubi gjerman po e bënë këtë në mënyre që ta ruajnë lojtarin.
Zyrtarët e Borussias i kanë thënë Sanchos se nuk mund të shkojë pasi ka rrezik të madh që të infektohet me COVID-19.
Kjo meqë në Britani të Madhe ka shpërthyer një valë e re e virusit.
Madje, është raportuar se tashmë në Britani kanë hasur në një mutacion të ri të virusit, i cili është edhe më i rrezikshëm edhe përhapet më shpejtë./Insajderi.com