
Jerome Boateng ka vendosur të largohet në fund të sezonit nga Bayern Munchen, teksa do të vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër, njofton Insajderi.
Interesimet për mbrojtësin e Gjermanisë nuk mungojnë, derisa interes të veçantë kanë shfaqur rivalët e Borussia Dortmund. Këta të fundit e ndjekin me vëmendje situatën e futbollistin dhe po përpiqen ta bindin për të luajtur me ‘verdhezinjtë’ në sezonin tjetër.
Boateng nuk do të ishte lojtari i vetëm që luan me fanellën e Bayernit dhe të Dortmundit në karrierë, pasi para tij e kanë bërë edhe disa lojtarë të tjerë, si Goetze, apo edhe Hummels. /Insajderi.com