Borussia Dortmund ka gjetur zëvendësuesin e Jadon Sancho

Borussia Dortmund ka gjetur zëvendësuesin e Jadon Sancho

Ekipi nga Bundesliga, Borussia Dortmund, ka filluar të hulumtojë për të gjetur një zëvendësues për lojtarin e tyre, Jadon Sancho, që pritet të largohet brenda këtij afati kalimtarë.

Sipas mediave në Gjermani, Dortmund ka identifikuar ish lojtarin e Manchester United, tani lojtar i Lyon, Memphis Depay, si zëvendësues për Sanchon, transmeton Insajderi.

Memphis Depay, ka rikthyer formën e tij, pas dështimit të tij tek Manchester United. Ai në këtë sezon, për shkak të lëndimit, ka realizuar vetëm 19 paraqitje, por ka shënuar 14 gola për ekipin e Lyon./Insajderi.com.