Borussia Dortmund shkarkon trajnerin

Borussia Dortmund shkarkon trajnerin

Klubi i Borussia Dortmund ka bërë të ditur se ka shkarkuar nga detyra trajnerin Tomas Tuchel, pas një mbledhje e cila zgjati vetëm 21 minuta.

“Siç e shihni nga sa zgjati mbledhja, kuptohet qartësisht se si shkoi situata”, tha Tuchel menjëherë pas takimit ku atij iu komunikua shkarkimi nga detyra. Më pas, ai iu drejtua rrjeteve sociale për të falënderuar klubin dhe tifozët për të ardhmen.

“Jam mirënjohës për dy vite të bukur, të mbushur me ngjarje dhe me entuziazëm. Më vjen keq që nuk do të vazhdojë. Faleminderit fansave, stafit dhe të gjithë atyre që na kanë mbështetur. I uroj më të mirën Borusias”, ishte mesazhi i Tuchel.

Sipas mediave gjermane, ndërprerja e parakohshme e marrëveshjes do t’i kushtojë Borusias 2,9 milionë euro.

Ndërkaq, klubi duhet të bëjë gati edhe një çek prej 5 milionë eurosh për të prishur marrëveshjen që Lysien Favre ka me Nicën, pasi gjermanët dëshirojnë teknikun e francezëve për të zënë vendin e lënë bosh nga Tuchel. /Insajderi.com