Borussia Monchengladbach vs Manchester City – formacionet

Borussia Monchengladbach vs Manchester City – formacionet

Luhet duke filluar nga ora 21:00, ndeshja mes Borussia Monchengladbach dhe Manchester City-t, e vlefshme për fazën e 1/16-ve në Ligën e Kampionëve, njofton Insajderi.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, për ta pasur më të lehtë kualifikimin në ndeshjen e kthimit.

Anglezët vijnë favoritë në këtë ndeshje, kjo edhe për shkak të formës së shkëlqyer që po kalojnë, ku kanë regjistruar 18 fitore radhazi.

Nga ana tjetër Gladbach do të kërkojë surprizën, siç bëri në fazën e grupeve, ku u renditur në vendin e dytë, pas Realit, duke lënë jashtë Inter-in.

Për shkak të masave të marra nga pandemia, ndeshja do të luhet në fushë neutral, në “Puskas Arena”, në Budapest.

Tekniku gjerman Rose, ekipin e tij do ta rreshtojë me skemën 3-5-2, ndërsa Guardiola dhe City në anën tjetër, i përgjigjen me 4-3-3. /Insajderi.com