Borussia Monchengladbach zëvendëson Marco Rose me Adi Hutter në pankinë

Borussia Monchengladbach zëvendëson Marco Rose me Adi Hutter në pankinë

Ekipi gjerman nga Bundesliga, Borussia Monchengladbach, ka gjetur zëvendësuesin e Marco Rose-s në pankinë, pasi ky i fundit ka arritur marrëveshje për t’u ulur në pankinën e Dortmundit pas këtij stinori, njofton Insajderi.

Zëvendësues i Rose-s te ‘Gladbach do të jetë trajneri aktual i Eintracht Frankfurt, tekniku austriak Adi Hutter.

Adi Hutter, me Frankfurtin po kalon një formë të mirë në Bundesligë, pasi aktualisht ndodhen në vendin e katërt në renditje, duke tentuar ta mbajë këtë pozitë, për të dërguar ekipin nga Frankfurti në Champions League.

Austriaku me ekipin gjerman ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, deri në verën e vitit 2024, ndërsa më herët ishte trajner i ekipeve si Salzburg për një sezon, teksa për tre sezone ishte pjesë e Young Boys në Zvicër, ku edhe e shpalli kampion pas 32 vitesh ekipin zviceran, në sezonin 2017-2018. /Insajderi.com