Boksieri Dominic Bosel, që është kampion në dy kategori, atë të WBO dhe IDO, do të mundohet t’i mbrojë këta tituj ndaj Robin Krasniqit, i cili kishte arritur kaq lartë, dy herë në karrierën e tij, por pa sukses.
“Më në fund erdhi dita e ndeshjes – dua t’i tregoj të gjithëve se si unë do mbrojë titullin tim në ring, unë mund ta mbrojë këtë titull”, tha Bosel, transmeton Insajderi.
Ai tha se e ka studiuar Krasniqin dhe ka gjetur dobësi te ai, të cilat synon t’i përdorë kundër tij.
“Tek Robin Krasniqi, unë pashë shumë gjëra që mund t’i mposhtë. Dua një fund të shpejtë, një nokaut”- u shpreh Bosel.
Ndeshja do të zhvillohet në ora 11:15 të mbrëmjes, teksa do të transmetohet në Klan Kosova dhe Art Motion./Insajderi.com.