Në një supermarket në Hong Kong, raftet ishin kryesisht bosh të ditën e djeshme, menjëherë pasi qeveria e qytetit njoftoi masa të rrepta për shmangien e virusit në vend.

Boshatisen supermarketet në Hong Kong, mungesë të furnizimeve mjekësore në spitalet e Whanit

Boshatisen supermarketet në Hong Kong, mungesë të furnizimeve mjekësore në spitalet e Whanit

Në një supermarket në Hong Kong, raftet ishin kryesisht bosh të ditën e djeshme, menjëherë pasi qeveria e qytetit njoftoi masa të rrepta për shmangien e virusit në vend.

Koronavirusi po vazhdon të marrë shumë jetë njerëzish në Kinë, ndërsa edhe numri i të prekurve ka kaluar mbi 6000 në të gjithë territorin e Kinës.

Ndërkohë, për shkak se shumë qytete janë izoluar dhe shumë biznese janë mbyllur, qytetarët po përballen  me mungesën e ushqimeve.

Mediat e huaja kanë shkruar se njerëzit në Kinë dhe jashtë saj, kanë vrapuar drejt dyqaneve për të blerë furnizime dhe ushqime.

Me mbylljen e shumë shkollave dhe bizneseve në rajon për disa javë, banorët po qëndrojnë në shtëpi. Në një supermarket në Hong Kong, raftet ishin kryesisht bosh të ditën e djeshme, menjëherë pasi qeveria e qytetit njoftoi masa të rrepta për shmangien e virusit në vend.

Spitalet e Wuhanit  gjithashtu kanë mungesë të theksuar të furnizimeve mjekësore pasi përpiqen të përballojnë numrin e madh të pacientëve. Autoritetet kineze thanë që këtë javë ata po dërgonin personel dhe pajisje shtesë për të ndihmuar.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën brenda një jave 132 personave, ndërsa rreth 6000 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur, por mbi 125 nga të infektuarit janë në gjendje kritike. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Por, ndërkohë kanë qarkulluar disa versione ku mendohet se virusi është krijuar në një laborator ushtarak në Whan.