Bosnjë dhe Hercegovina regjistron mbi një mijë raste me Coronavirus

Bosnjë dhe Hercegovina regjistron mbi një mijë raste me Coronavirus

Në Bosnjë e Hercegovinë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Coronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 50 persona ndërsa janë regjistruar 1.129 raste të reja me virus, transmeton Insajderi.

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti për Shëndet Publik ka testuar 3.071 mostra të dyshuara nga të cilat 1.129 rezultuan pozitiv ndaj COVID-19, raporton Anadolu Agency (AA).

Rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës. Deri më tani janë testuar 582.644 mostra ndërsa koronavirusi është konfirmuar tek 121.176 persona, njoftoi Instituti.

Deri më sot, 97.265 pacientë janë shëruar nga COVID-19 në Federatën e BeH. Në 24 orët e kaluara, 295 persona u shëruan. Aktualisht janë 19.706 raste pozitive me COVID-19.

Deri më tani numri i përgjithshëm i viktimave në Federatën e BeH arrin në 4.205. /Insajderi.com