Bosnje: Vriten dy emigrant pakistanez

Bosnje: Vriten dy emigrant pakistanez

Përleshje të dhunshme kanë shpërthyer mes emigrantëve në veriperëndim të Bosnje Hercegovinës. Raportet në media flasin për dy të vrarë e dhjetë të plagosur rëndë, mediat boshnjake sqaruan se viktima janë pakistanezë, të sulmuar nga afganët, transmeton Insajderi.

“Plagët janë shkaktuar me armë të ftohta”, pohoi për Radion Europa e Lirë një zëdhënës i policisë, Alle Shildedic që theksoi se po zhvillohet një hetim mbi ngjarjen. Aktualisht në Bosnje dhe Hercegovinë ndodhen rreth 8,500 emigrantë dhe refugjatë e gati 6,000 prej tyre janë vendosur në shtatë qendra pranimi të menaxhuara nga IOM, raporton REL.

Gjithashtu, ka edhe mjaft emigrantë që vazhdojnë të qëndrojnë jashtë qendrave të pritjes në Bosnje dhe Hercegovinë, duke u strehuar nëpër bujtina apo ndërtesa të braktisura ose flenë edhe në qiell të hapur. /Insajderi.com