Bosque: Anelka nuk më vinte në stërvitje, kjo është arsyeja

Bosque: Anelka nuk më vinte në stërvitje, kjo është arsyeja

Trajneri legjendar spanjoll, Vicente Del Bosque, në periudhën 1999-2003 ka drejtuar Real Madridin, dhe në një intervistë për Marca është kthyer të rrëfejë për ngjarjet më interesante.

Veçanërisht interesante në këtë rrëfim ishte anekdota me sulmuesin francez, Nicolas Anelka, i cili kaloi vetëm një sezon me Del Bosque te Real Madrid.

“Anelka ishte një lojtar që na kushtoi shumë”, thotë Del Bosque.

“Ai erdhi si një yll te ne. Një ditë erdhi në zhveshtore dhe na tha se ne nuk ishim të lumtur për suksesin e tij, duke mos i festuar golat e tij”.

“Pastaj nuk erdhi në stërvitje për një ditë apo dy, dhe klubi e ndëshkoi atë”./Insporti