Boston Celtics i dhanë fund serisë me tetë fitore të Denver Nuggets me rezultatin 105:87, njofton Insajderi.
Jayson Tatum shënoi 28 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa Jaylen Brown shënoi 20 për Celtics.
Kemba Walker dhe Marcus Smart që të dy shënuan nga 14 pikë.
Për Nuggets, Michael Porter kontribuoi me 22 pikë dhe 11 kërcime. Nikola Jokic kishte 17 pikë, 11 asistime dhe 10 kërcime duke shënuar ”triple-double” e tij të 14-të të sezonit.
Celtics përmirësoi bilancin me 23 fitore dhe 26 humbje në Konferencën Lindore, ndërsa Nuggets kanë 34 fitore në Konferencën Perëndimore.
Rezultatet
Charlotte Hornets – Atlanta Hawks 101:105
Denver Nuggets – Boston Celtics 87:105
Cleveland Cavaliers – New Orleans Pelicans 109:116
Orlando Magic – Milwaukee Bucks 87:124
New York Knicks – Toronto Raptors 102:96
Dallas Mavericks – San Antonio Spurs 117:119
Memphis Grizzlies – Indiana Pacers 125:132
Minnesota Timberwolves – Chicago Bulls 121:117
Los Angeles Clippers – Detroit Pistons 131:124
Portland Trail Blazers – Miami Heat 98:107
/Insajderi.com