Boston Celtics në finalen e konferencës lindore

Boston Celtics në finalen e konferencës lindore

Mëngjesi i së shtunës, sipas orës lokale evropiane, ka dhuruar dy super përballje në ligën më të fort të basketbollit në botë, në NBA, njofton Insajderi.

Skuadra nga Bostoni, Boston Celtics, në gjysmë – finalen e konferencës lindore, ka arritur të shënoi fitore ndaj kanadezëve të Toronto Raptors me rezultat të ngusht 92 – 87. Kështu me këtë fitore, Celtics ka çuar në katër numrin e fitoreve, duke siguruar finalen e lindjes, ku në finale e pret skuadra e Miami Heat. Skuadra nga Miami ka mposhtur në gjysmë – finalen tjetër, ekipin e Milwaukee Bucks me fitore 4:1, ne pesë ndeshjet e zhvilluara.

Në anën tjjetër, në konferencën perëndimore, Denver Nuggets ka arritur të shënoi fitore me shifrat 111:105, përball LA Clippers, duke ngushtuar në 3:2 ndeshjet me fitore.

Në gjysmë – finalen tjetër të konferencës perëndimore, LA Lakers është duke avancuar 3:1 me fitore përball Houston Rockets.

Duke parë ndeshjet momentale, me gjasë në konferencën perëndimore do të shohim një përballje në finale mes dy ekipeve të Los Angeles-it. /Insajderi.com

Image