Boston mposht Toronton – rezultatet në NBA

Boston mposht Toronton – rezultatet në NBA

Boston Celtics vulosi fitoren e katërt radhazi pasi mposhti mbrëmë Toronto Raptors me rezultatin 132:125, njofton Insajderi.

Jayson Tatum shënoi 27 pikë, 12 kërcime dhe 5 asiste duke ndihmuar Celticsin drejt fitores ndaj Raptors

Jaylen Brown kishte 21 pikë dhe shtatë kërcime, Grant Williams 17 pikë ndërsa Kemba Walker shënoi 15 pikë për Celticsin.

Për Raptors, Chris Boucher shënoi 30 pikë, Norman Powell 25 pikë dhe Terence Davis 22 pikë. Pas kësaj fitoreje, Celtics zë vendin e katërt me 19 fitore dhe 17 humbje në Konferencën Lindore.

Raptors ka 17 fitore dhe 19 humbje.

Rezultatet:

Boston Celtics – Toronto Raptors 132:125

Washington Wizards – Los Angeles Clippers 119:117

New York Knicks – Detroit Pistons 114:104

Indiana Pacers – Denver Nuggets 103:113

Memphis Grizzlies – Milwaukee Bucks 111:112

New Orleans Pelicans – Miami Heat 93:103

San Antonio Spurs – Oklahoma City Thunder 102:107

Portland Trail Blazers – Sacramento Kings 123:119

Phoenix Suns – Golden State Warriors 120:98

/Insajderi.com