Boston vazhdon rrugën drejt finales

Boston vazhdon rrugën drejt finales

Boston ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë e ndeshjeve çerekfinale play off ndaj Atlanta, kësaj radhe me shifrat 119-106. Takim që u dominua nga vendasit, ku diferencën e bënë Tatum me 29 pikë e 10 kërcime si dhe White me 26 pikë. Po 29 pikë realizoi edhe Murray për Atlanta, por që mbetën për statistikë.

Cleveland fitoi 107-90 ndaj New York në ndeshjen e dytë çerekfinale, duke barazuar 1-1 serinë. Garland me 32 pikë ishte lider në fushë për Cavaliers, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e dyshes Garland-Brunson për nju-jorkezët.

Në Perëndim është luajtur vetëm një ndeshje. Ekipi i Phoenix mundi 123-109 Clippers dhe barazon 1- serinë e takimeve. Edhe pse Leonard realizoi 31 pikë për Clippers e Westbrook 28, ato s’mjaftuan për të fituar. Të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqye Booker me 38 pikë e Durant me 25.

Konferenca e Lindjes
Boston – Atlanta 119-106 (2-0)
Cleveland – New York 107-90 (1-1)

Konferenca Perëndimore
Phoenix – Clippers 123-109 (1-1)