Bota dënon largimin e Trump nga marrëveshja për ndyshime klimatike

Bota dënon largimin e Trump nga marrëveshja për ndyshime klimatike

Pasi Trump lajmëroi largimin e SHBA-ve nga marrëveshja e Parisit 2015 për ndryshimet klimatike, shumë liderë botëror kanë dënuar këtë veprim.

Zëdhënësi i sekretarit të OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë që ky veprim është një dëshpërim i madh, përderisa nga Bashkimi Evropian kanë thënë që është një ditë e trishtë për botën.

Megjithatë, Republikanët dhe Industria e thëngjillit në Amerikë, kanë mbështetur këtë veprim.

Ndërsa Trump ka thënë që kjo marrëveshje e dëmtonte Amerikën dhe i kushtonte humbjen e miliona vendeve të punës.

Tutje ai ka thënë që është i gatshëm të negocioj një marrëveshje të re nën kushte të reja.