Bota e futbollit kujton ish-mbrojtësin anglez që vdiq në fushën e blertë

Bota e futbollit kujton ish-mbrojtësin anglez që vdiq në fushën e blertë

“Çdo njëri mund të ketë një pikë kthese në karrierën e tij, dhe për mua definitivhst ka qenë ajo ditë”.

Ish-mbrojtësi i kombëtares angleze dhe i disa ekipeve në Premier Ligë, Ugo Ehiogu, ka ndërruar jetë në moshën 44 vjeçare.

Ehiogu, që ka qenë duke punuar si trajner i Tottenhamit për grupmoshat më të reja se 23 vjeç, është dërguar në spital pasi ka rënë pa ndjenja në njërën prej fushave ku klubi mban ushtrimet.

“Fjalët nuk mund të përshkruajnë tronditjen dhe dhimbjen që ndjejmë ne si klub,” ka thënë John McDermott nga klubi i njohur londinez.

Ehigou ka qenë bashkëlojtar në dy ekipe me trajnerin aktual të Anglisë, Garth Soughgate, ndërsa federata që përfaqëson kombëtaren poashtu ka ndarë dhimbjen pas lajmit tragjik.

Ehiogu ka qenë mbrojtës i qendrës, ndërsa karrierën e ka filluar në West Brom para se të bënte emër tek Aston Villa, ku ka luajtur për 10 sezone.

Tetë stinorë të tjerë ai ka luajtur për Middlesbrough ndërsa për pak kohë ka qenë me Rangers në Skoci dhe Shieffield United.

Ai ka pasur rastin që katër herë të mbrojë ngjyrat e kombëtares angleze, dhe ka shënuar një gol. Në vitin 2009, pasi që u pensionua nga karriera e futbollisti, Ehiogu filloi karrierën si trajner dhe iu bashkua Tottehamit në vitin 2014.

Në një intervistë për Daily Telegraph kohë më parë, Ehiogu kishte treguar detaje interesante rreth fillimit të karrierës së tij.

Ai kishte pasur një debutim të dobët në vitin 1991, si lojtar i Aston Villas kundër ekipit Norwhich. Ai ishte zëvendësuar gjatë ndeshjes pasi kishte “bërë dhuratë” dy gola ekipit kundërshtar si pasojë e besimit të tepruar tek vetja.

“Dëshiroja që toka të më përpinte. Të lexosh gazetat në ditët e ardhshme ka qenë agoni dhe nuk kam luajtur më me ekipin për katër muaj”, kishte thënë ai, për të shtuar se në fakt një gjë e tillë e kishte bërë më të fortë gjatë karrierës.

“Çdo njëri mund të ketë një pikë kthese në karrierën e tij, dhe për mua definitivhst ka qenë ajo”.

Ish-mbrojtësi i kombëtares angleze dhe i Manchester United, Rio Feridinand, ka shkruar përmes Tëitter “se nuk mund të besojë lajmin” për vdekjen e Ehiogu./Insajderi.com