Bota e futbollit reagon për fitoren e Joshuas

Bota e futbollit reagon për fitoren e Joshuas

Një ndeshje për t’u mbajtur në mend të shtunën në mbrëmje kur Joshua fitoi ndaj Ëladimit Klitschkos, ka ngjallur reagimin edhe të botës së futbollit.

Një numër futbollistësh me famë botërore kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur entuziasmin e tyre për ndeshjen.

“Çfarë lufte,” shkruan mesfushori gjerman i Realit, Toni Kroos.

“Çfarë luftëtari është Klitschko në moshën 41 vjecare, por çfarë përvojë për të kaluar për Joshuan” ka shkruar ish-mbrojtësi legjendar i Liverpoolit, Jamie Carragher.

Ruud Gullit ka thënë se ndeshja ka qenë fantastike. “Respekt për Klitschkon dhe një fitore e shkëlqyer për Joshuan”.

Kurse ish-mesfushori gjerman Michael Ballack ka lavdëruar “shpirtin” e Joshuas./Insajderi.com