Bota kompjuterike nuk do të ishte e njëjta pa këtë shkencëtare që ndërroi jetë

Bota kompjuterike nuk do të ishte e njëjta pa këtë shkencëtare që ndërroi jetë

Frances Allen, një shkencëtare e kompjuterit dhe studiuese që ndihmoi në krijimin e ideve themelore që lejojnë praktikisht cilindo që të ndërtojë një program të shpejtë, efikas dhe të dobishëm për kompjuterët, smartphone dhe faqet e internetit, vdiq të martën, në moshën 88 vjecare, në Schenectady, New York, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.

Vdekja e saj, në një shtëpi pleqsh, u konfirmua nga nipi i saj Ryan McKee, i cili tha se shkaku ishte sëmundja e Alzheimerit.

Për Allen, qëllimi i vetëm ishte, një mënyrë efikase që programuesit të mund të ndërtojnë softuer në mënyra të thjeshta dhe intuitive dhe më pas ai program të funksionojë shpejt dhe pa probleme kur vendoset në makina të botës reale.

Në vitin 2006, për punën e saj, Allen u bë gruaja e parë që fitoi çmimin A.M. Turing, i quajtur shpesh si Nobeli i informatikës.

Puna e Allen ka rol në  “pothuajse çdo sistem kompjuterik që dikush përdor: çdo aplikacion, çdo uebfaqe, çdo lojë video ose sistem komunikimi, çdo qeveri ose kompjuter bankar, çdo kompjuter në bord në një makinë apo aeroplan,” tha Graydon Hoare, krijuesi i një gjuhë programuese e quajtur Rust. /Insajderi.com