Bota mobilizohet për Lebanonin, protestat opozitare nuk ndalen

Bota mobilizohet për Lebanonin, protestat opozitare nuk ndalen

Të dielën do të mbahet një konferencë ndërkombëtare virtualisht për të rritur ndihmën ndaj Lebanonit pas shpërthimit masiv që shkatërroi kryeqytetin, Bejrut.

Kjo konference virtuale është vendosur me iniciativë të Francës dhe Kombeve të Bashkuara.

Kësaj konference do t’i bashkohet edhe presidenti i Shteteve të Bashkaura të Amerikës, Donald Trump, raporton BBC.

Zyrtarët vlerësojnë se shpërthimi në depo, i cili ruante 2.000 ton nitrat amoniumi, shkaktoi dëme deri në 15 miliardë dollarë.

Lebanoni po përballet me protesta të mëdha opozitare që nga tetori i vitit të kaluar, për shkak të problemeve financiare që ka hasur ky vend në Lindjen e Mesme, njofton Insajderi.

Kryeministri i Lebanonit, Hassan Diab, tha se ai do të kërkojë zgjedhje të parakohshme si një rrugëdalje nga kriza.

Lebanoni përpos protestave antiqeveritare po përballet edhe me përhapjen e Coronavirusit. /Insajderi.com/