fbpx

Bota shënon 50 vjetorin e zbritjes së parë në Hënë

Bota shënon 50 vjetorin e zbritjes së parë në Hënë

Mijera njerëz kanë festuar 50 vjetorin e zbritjes së parë në Hënë.

Më 20 korrik,1969, anija kozmike Apollo 11 e tipit Eagle (shqiponjë), zbarkoi në sipërfaqen e Hënës. Disa orë më vonë, Neil Armstrong bëri historinë duke u bërë personi i parë që ka ecur nëpër Hënë.

Ky mision i inspiruar nga rivaliteti gjatë luftës së ftohtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, tani kujtohet si momenti më i veçantë për studiuesit e yjeve dhe hapësirës.

Nasa ka shënuar përvjetorin duke lëshuar pamje të zbritjes në Hënë, duke i dhënë mundësi gjeneratave të reja të shohin momentin historik që ishte përcjellë nga gjysmë miliardë njerëz 50 vite më parë.

Në momentin e lëshimit në Hënë, udhëheqësi i ekipit të astronautëve, Neil Armstrong dëgjohet duke thënë “Hjuston, Shqiponja ka zbarkuar”.

Disa orë më vonë, Armstrong del në sipërfaqen e Hënës nga ku edhe mbahet në mend fraza historike “Ky është një hap i vogël për njeriun, por shumë i madh për njerëzimin”.

Armstrong ishtë nën shoqërinë e ekipit që përbëhej nga Buzz Aldrin dhe Michael Collins. Aldrin dhe Collins janë ende gjatë, ndërsa Armstrong ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare më 2012.

Në shumë qytete të botës u shënua përvjetori i 50-të i zbritjes në Hënë, me anë të aktiviteteve të ndryshme. /Rel