
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është bashkuar me më shumë se 20 udhëheqës botërorë në thirrjen për një zgjidhje të re globale për të ndihmuar botën të përgatitet për pandemitë e ardhshme.
Në një artikull për gazetat në të gjithë botën, udhëheqësit përfshirë Presidentin Macron të Francës dhe kancelarën gjermane Angela Merkel thonë se Covid ka paraqitur sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.
Një krizë tjetër pandemike ose shëndetësore është çështje “jo nëse, por kur”, thonë ata.
Dhe pandemia ka treguar se “askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”. /Insajderi.com