Boumann tregon pse nuk u shit Rashica

Boumann tregon pse nuk u shit Rashica

Drejtori sportiv i klubit të Werder Bremen, Frank Boumann, tregon arsyen pse nuk është shitur Rashica, duke thënë se ata preferuan t’a mbajnë Rashica-n, përpara se të shitet nën çmimin e kërkuar nga ta.

“Në ditët e fundit kishte shumë klube të interesuara si brenda ashtu edhe jashtë”, ka thënë drejtori sportiv i skuadrës gjermane, transmeton Insajderi.

“Kishte bisedime të avancuara, mirëpo nuk dëshironim të shisnim lojtarin nën shumën tonë. Ishin bisedime të komplikuara”, shtoi ai.

“Në fund, nuk kishte marrëveshje dhe Rashica është dhe do të mbetet lojtar i yni”, nënvizoi Baumann.

Emri i Milot Rashica, ishte ndër emrat më të përfolur në Gjermani për transferimin e tij në njërën nga klubet e interesuara për të, e që ishin shumë dhe nga shumë liga./Insajderi.com.