BQK diskuton me drejtorët e bankave mbi zhvillimet në sektorin bankar

BQK diskuton me drejtorët e bankave mbi zhvillimet në sektorin bankar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, kanë mbajtur një takim virtual me drejtuesit e Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe drejtorët e bankave, transmeton Insajderi.

Sipas komunikatës së lëshuar nga BQK-ja, në këtë takim virtual është diskutuar për situatën aktuale të sektorit bankar, i cili deri më tani me sukses ka përballuar sdat operacionale të pandemisë, duke vazhduar kreditimin e ekonomisë, si dhe duke ofruar të gjitha shërbimet tjera bankare.

Sistemi bankar ka vazhduar të karakterizohet me nivele të larta të kapitalit dhe të likuiditetit, si dhe kualitet shumë të mirë të mjeteve, si rezultat i rregullativës adekuate financiare si dhe standardeve të larta mbikëqyrëse.

Në këtë takim është bërë e ditur se pas monitorimit nga afër të zhvillimeve lidhur me pandeminë COVID-19 dhe në veçanti, ndikimin e valës së dytë të COVID-19 dhe kuzimet përkatëse të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e pandemisë, të martën Bordi Ekzekutiv i BQK-së ka aprovuar udhëzuesin e ri për ristrukturim të kredive për shkak të COVID-19.

Qëllimi i këtij udhëzuesi është që kredimarrësve që kanë hasur në vështirësi financiare si pasojë e pandemisë t’iu lehtësohet barra kreditore duke bërë ristrukturim të kredive pa implikuar ndonjë përkeqësim të tyre në regjistrin kreditor të Kosovës.

Një nga masat e marra nga Banka Qendrore e Kosovës në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar është edhe ndalesa e përkohshme e shpërndarjes së dividentës, andaj nga ana e përfaqësuesve të bankave u ngrit kjo çështje duke kërkuar që të rishikohet kjo masë e ndalesës.

Zëvendësguvernatori Havolli theksoi se BQK-ja do ta rishikojë këtë masë dhe se çështja e shpërndarjes së dividentës do të trajtohet në pajtueshmëri të plotë me praktikat dhe vendimet e Bankës Qendrore Evropiane.

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti tha se BQK-ja mbetet e përkushtuar të ofrojë të gjitha lehtësimet e nevojshme në shërbim të tejkalimit sa më të lehtë të këtyre sdave me të cilat po ballafaqohet ekonomia, por gjithmonë duke pasur parasysh se sigurimi i stabilitetit nanciar mbetet objektivi jonë kryesor. /Insajderi.com