BQK: Do të përkrahë sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë në rimëkëmbjen e ekonomisë

BQK: Do të përkrahë sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë në rimëkëmbjen e ekonomisë

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, ka informuar se planet e BQK-së janë se do të japin mbështetjen e tyre për bizneset me qëllim për të lehtësuar qasjen në financa për ta, njofton Insajderi.

“Me qëllim të përkrahjes së mëtejme për të lehtësuar qasjen në financa për bizneset dhe lehtësimeve të tjera që planifikohen të ndërmerren, në rast të nevojës, në mënyrë që bizneset e prekura më së shumti nga masat e ndërmarra kundër pandemisë, të përballojnë më lehtë barrën financiare gjatë procesit të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të tyre”, ka deklauar Mehmeti.

Ai për kto plane ka njoftuar në një takim me përfaqësuesit e Odës së hotelerisë dhe turizmit, po ashtu të pranishëm dhe ata të gastronomisë të kryesuar nga drejtori i OHT-së, Hysen Sogojeva.

Ndërsa, përfaqësuesit e sektorit të hotelerisë dhe të gastronomisë, kërkuan që sektori bankar të vazhdojë të lehtësojë dhe të përkrahë këtë kategori, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të gjendjes së vështirë, të krijuar nga pandemia.

Po ashtu, nuk munguan as falënderimet nga ana e përfaqësuesve të hotelerisë dhe të gastronomisë, për Guvernatorin Mehmeti që bëri takimin, si dhe për deklarimin se do të kenë përkrahje. /Insajderi.com