Brazil & Peru gjysmëfinalja e parë në “Copa America”

Brazil & Peru gjysmëfinalja e parë në “Copa America”

Brazili & Peru do të jetë gjysmëfinalja e parë në “Copa America”.

Brazili me një gol të Lucas Paqueta arriti që ta eliminonte Kilin nga kjo garë  Amerikës Latine.

Ndërkohë, në ndeshjen Peru & Paraguai kishte dramë.

Gabriel Avalos, kishte barazuar rezultatin 3 me 3 për Paraguain në minutën e 90.

Por, në penallti, Peru ishte më efikase ( 4 me 3 ) për të kaluar tutje.

Më 6 korrik zhvillohet ndeshja ndërmjet Brazilit e Peru.

Ndërsa, sonte ndeshjet çerekfinale i zhvillon Uruguai & Kolumbia dhe Argjentina & Ekuadori.