Luis Suarez është kthyer të veshë sërish fanellën Uruguait duke udhëhequr përfaqësuesen e tij drejt një barazimi të rëndësishëm 2-2 në udhëtim ndaj Brazilit.

Brazili kaloi shpejtë në epërsi prej dy golave kur shënuan Douglas Costa në minutën e parë të takimit dhe në të 21’-tën e dyfishoi epërsinë, Renato Augusto.
Por uruguaianët nuk u dorëzuan dhe iu falën dyshes së rrezikshme, Cavani-Suarez. Sulmuesi i PSG-së shënoi në minutën e 30’-të të takimit, për t’ia lënë radhën Suarezit, i cili pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë tundi rrjetën e portierit Alisson për të lënë shenjë në rikthimin e tij me Kombëtaren uruguaiane.
Sulmuesi që mbajti edhe shiritin e kapitenit, përfundoi dënimin e dhënë nga FIFA në vitin 2014, për shkak të kafshimit ndaj Chiellinit në Botërorin e atij viti.
Mbrojtja vazhdon të çalojë tek formacioni i Dungës, me David Luiz që mbetet pikë e dobët e skuadrës, i cili në tre raste gaboi duke i dhënë mundësi uruguaianëve të shënojnë edhe golin e fitores, por portieri Alisson u tregua i jashtëzakonshëm.
Ndërkohë, pas këtij barazimi, Uruguai ruan vendin e dytë në grupin e Amerikës së Jugut me 10 pikë. Brazili mbetet në vendin e tretë me 8 pikë, aq sa kanë edhe Paraguai i vendit të katërt dhe Argjentina e vendit të pestë. Grupi kryesohet nga Ekuadori që ka grumbulluar 13 pikë nga 5 ndeshje. /Insajderi.com